Lidhje

Uashington, takimi global i sigurisë bërthamore


Presidenti amerikan Barack Obama hap sot samitin e katërt dhe të fundit të sigurisë bërthamore në Uashington, duke nënvizuar se bota mbetet nën kërcënimin e armëve bërthamore që mund të zhvillojë Koreja e Veriut dhe mundësisë që grupe terroriste si ISIS të aktivizojnë bomba me lëndë radioaktive.

Para takimit, zoti Obama u takua në Shtëpinë e Bardhë me Presidenten e Koresë së Jugut Park Geun-hye dhe Kryeministrin japonez Shinzo Abe për të diskutuar kërcënimin nga provat bërthamore dhe me raketa me rreze të gjatë veprimi të koreano-veriorëve. Ndër takimet e planifikuara janë edhe bisedime me Presidentin kinez Xi Jinping.

Zoti Obama tha në një shkrim të botuar në gazetën Washington Post se “komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i bashkuar përballë provokimeve të vazhdueshme të Koresë së Veriut”. Shtetet e Bashkuara, tha ai, do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e tyre për një demilitarizim bërthamor të verifikueshëm të gadishullit korean të realizuar në një formë paqësore.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kinën, e cila një aleate e rëndësishme e Koresë së Veriut, si një faktor kyç në zbatimin e sanksioneve të OKB-së të vendosura kundër Phenianit lidhur me programin bërthamor të vendit.

XS
SM
MD
LG