Lidhje

Takim Obama-Sanders në Shtëpinë e Bardhë


Kandidati demokrat për President Bernie Sanders u takua sot me Presidentin Barack Obama për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm në përpjekjet e demokratëve për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë.

Takimi privat ishte kërkuar nga senatori Sanders, i cili humbi ndaj rivales demokrate Hillary Clinton në garën për të siguruar numrin e nevojshëm të delegatëve në zgjedhjet paraprake.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, zoti Obama kishte në plan të bisedonte mbi mënyrat se si senatori Sanders të mund ta vazhdojë betejën për programin e tij politik, por jo përpjekjet për presidencën.

Pritet që, menjëherë pas takimit, Presidenti Obama të shprehë zyrtarisht mbështetjen për zonjën Clinton si kandidate e Partisë Demokrate për presidente.

Një numër në rritje udhëheqësit demokratë po i kërkojnë zotit Sanders të largohet nga gara, në mënyrë që partia të mund t’i përqendrojë përpjekjet tek mposhtja e kandidatit republikan Donald Trump.

XS
SM
MD
LG