Lidhje

Obama, i matur për armëpushimin në Siri


Presidenti Barack Obama u shpreh i matur lidhur me çështjen në se ndalimi i luftimeve në Siri do të sjellë bisedime për paqen, që do t’i jepnin fund luftës civile 5-vjeçare në vend. Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me mbretin Abdullahu i II-të i Jordanisë, presidenti tha se nuk duhen ushqyer shumë shpresa, sepse situata në vend është e vështirë. Por ai shtoi se në se javët e ardhshme do të mund të shohim pakësim të dhunës, kjo do të krijojë bazën për të patur një ndalim afatgjatë luftimesh.

Zoti Obama arriti një marrëveshje dy ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, e cila bën thirrje për ndalimin e luftimeve, me përjashtim ndaj grupeve Shteti Islamik, al-Nusra dhe çdo grupi që Këshilli i Sigurimit e ka cilësuar terrorist.

Presidenti sirian Bashar al-Assad tha të mërkurën se është i gatshëm të mbështesë armëpushimin në vendin e tij, që është parashikuar të hyjë në fuqi të shtunën. Agjencia shtetërore SANA njoftoi se Assad i kishte thënë në një bisedë telefonike presidentit rus Vladimir Putin se ai e mbështet marrëveshjen e arritur dy ditë më parë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG