Lidhje

Presidenti Obama në Tanzani


Presidenti amerikan Barack Obama mbërriti në Tanzani, ndalesa e fundit në turneun e tij në tre vende të Afrikës.

Zoti Obama u prit me ceremoni madhështore sot nga Presidenti Yakaya Kikwete dhe nga grupe valltarësh në aeroportin Dar es Salaam.

Në një konferencë për shtyp, zotin Kikwete e falenderoi zotin Obama për ndihmën amerikane përmes Korporatës për Sfidën e Mijëvjeçarit, që ai tha se ka përmirësuar qasjen e njerëzve tek shërbimet bazë si uji i pijshëm dhe arsimi.

Zoti Obama vlerësoi përdorimin efikas të fondeve nga ana e Tanzanisë, ndërsa theksoi temën e turneut të tij: që Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie me Afrikën, të përqendruar më shumë tek tregëtia sesa tek ndihma.

Tanzania është një nga tetë vendet e përfshira në një nismë të re që zoti Obama e njoftoi dje për të ndihmuar në konsolidimin e prodhimit të energjisë elektrike në Afrikën nënsahariane.
XS
SM
MD
LG