Lidhje

Presidenti Obama viziton Orlandon


Presidenti Barack Obama shkoi të enjten në Orlando të Floridës, për të ngushëlluar njerëzit që përpiqen për t’u rimëkëmbur nga masakra dhe për t’u takuar privatisht me familjet e të vrarëve e të plagosurve në një klub homoseksual të dielën e kaluar

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Obama "e ndien se nuk ka mënyrë më të prekshme për të treguar mbështetje ndaj Orlandos se sa duke shkuar atje." Zëdhënësi tha se presidenti "dëshiron të tregojë se amerikanët qëndrojnë pranë banorëve të Orlandos."

Presidenti Obama u takua me të afërmit e 49 njerëzve të vrarë dhe 53 të plagosur në klub në orët e para të së dielës, kur një mysliman i lindur në Amerikë shtiu ndaj ndaj njerëzve të mbledhur për vallëzim. Pengmarrja që zgjati 3 orë përfundoi kur policia hyri në klubin Pulse dhe vrau personin e armatosur, Omar Saddiqui Mateen, në një shkëmbim zjarri.

Presidenti Obama, i shoqëruar nga zëvendës presidenti Joe Biden, foli me ata që i mbijetuan ngjarjes, si dhe me policë, ekipet e ambulancës, infermierët, mjekët dhe kirurgët që ndihmuan në trajtimin e viktimave.

"Presidenti e kupton se ai është simbol i vendit", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest para se të nisej nga Uashingtoni. "Dhe kur ai udhëton për në një komunitet dhe takohet me një familje që ka pësuar një tragjedi të tmerrshme, ai ofron një mesazh ngushëllimi në emër të popullit amerikan. Dhe presidenti e merr këtë përgjegjësi mjaft seriozisht."

Zëdhënësi Earnest shtoi se mbështetja e presidentit Obama do të jetë një "pohim i fuqishëm" për mbarë komunitetin LGBT që u sulmua.

XS
SM
MD
LG