Lidhje

OBSH: Analiza e gjakut është e pasaktë në diagnostikimin e tuberkulozit


OBSH: Analiza e gjakut është e pasaktë në diagnostikimin e tuberkulozit
OBSH: Analiza e gjakut është e pasaktë në diagnostikimin e tuberkulozit

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke u bërë thirrje shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme për të ndaluar përdorimin e analizave të gjakut për të zbuluar tuberkulozit. Kjo është hera e parë që OBSH-ja ka nxjerrë një rekomandim të qartë kundër një praktike të tillë që është përdorur gjerësisht në diagnostikimin e tuberkulozit. Rekomandimet e OBSH-së bazohen në rezultatet e dy studimeve të rejat që thonë se këto analiza janë kryesisht jo të sakta, madje edhe ndikojnë në transmetimit tuberkulozit.

Nga tuberkulozi vdesin çdo vit 1.7 milionë njerëz në mbarë botën. Në Indi, analizat e gjakut për të cilat bëhet fjalë në rekomandimet e OBSH-së janë përdorur gjerësisht. Qeveria thotë se në Indi më shumë se dy milionë njerëz infektohen çdo vit nga Tuberkulozi.

Në fakt, studimet u kryen në Indi - ku shkencëtarët argumentuan se analizat e gjakut kanë kontribuar në rritjen e numrit të rasteve të tuberkulozit.

Për këtë rezultat, shkencëtarët fajësuan pasaktësinë e analizës, duke thënë se një rast tuberkulozi i padalluar do të thotë se personi i infektuar mund të vazhdojë të infektojë të tjerët.

Dr. David Dowdly i shkollës së Shëndetit Publik në universitetin Johns Hopkins është një prej autorëve të studimit.

"Këto analiza dëmtojnë njerëzit duke i bërë ata të marrin barna për të cilat nuk kanë nevojë ose duke vonuar përcaktimin e diagnozës që ata kanë nevojë për t'u shëruar".

Dr. Dowdly thotë se analiza pështymës në mikroskop vazhdon të mbetet mënyra më e lirë dhe më efektive e diagnostikimit tuberkulozit. Por përderisa analiza e pështymës kërkon kohë të gjatë, analizat e gjakut janë të preferuara sepse janë të thjeshta, të drejtpërdrejta dhe të shpejta në rezultate.

Ekspertët gjithashtu thonë se analizat e gjakut janë një biznes shumë miliona dollarësh në vendet në zhvillim. OBSH-ja thotë se më shumë se një milion analiza gjaku kryhen çdo vit, edhe pse ato nuk janë miratuar nga ndonjë organ i njohur rregullator.

"Nëpërmjet analizës së gjakut, laborantët masin antitrupat dhe kështu çdo herë që dikush është infektuar me tuberkuloz në çdo kohë në jetën vet, do të zhvillojnë antitrupat kundër kësaj sëmundjeje. Por problemi është se antitrupat e një personi nuk janë të njëjta me ato të personit tjetër. Dhe një analizë që të mund të zbulojë antitrupat njësoj për të gjithë ende nuk ekziston".

Pasi OBSH-ja lëshoi udhëzimet e saj, qeveria indiane u bëri thirrje mjekëve dhe laboratorëvë të vendit që të mos mbështeten në analizat e gjakut për diagnostikimin e tuberkulozit.

Zbatimi i këtyre masave do të marrë kohë në një vend si India me territore tepër të ndryshme e të shumta. Megjithatë, ekspertët i kanë përshëndetur udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe reagimin e qeverisë indiane.

XS
SM
MD
LG