Lidhje

OBSH në përpjekje për të ulur vdekjen e nënave gjatë lindjes


OBSH në përpjekje për të ulur vdekjen e nënave gjatë lindjes
OBSH në përpjekje për të ulur vdekjen e nënave gjatë lindjes

Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se çdo minutë, një grua vdes gjatë shtatëzanisë dhe të tjerat vuajnë nga infekisonet dhe sëmundje të ndryshme që shoqërojnë procesin e lindjes së fëmijës. Për të luftuar këtë tragjedi botërore, mbrojtësit e shëndetit të nënës nga e gjithë bota u mblodhën së fundmi në një sipozium në Uashington për të paraqitur strategjitë e tyre për të shpëtuar jetët e nënave të reja.

Çmimi i parë i konkursit të titulluar “ Shpëtimi i Jetëve Gjatë Lindjes”- ku u paraqitën rreth 600 studime nga vende të ndryshme të botës-- shkoi tek Dr. Mishel McIntopsh dhe kolegët e saj në Universitetin Monash të Australisë. Ata janë ideatorët e një ilaçi të ri, që përmban oksitin, i cili pakëson hemoragjinë e pas-lindjes, që shkakton 25% të vdekjeve të nënave të reja anembanë botës.

“ Ne do të prodhojmë një pudër e cila do të përmbajë oxitinën në mënyrë që nëna të ketë mundësi t’a thithë atë dhe përmes mushkrive ilaçi Oxitin të hyjë në sistemin e qarkullimit e gjakut”.

Organizata Botëroree Shëndetësisë thotë se infeksionet, abortet e pasigurta dhe komplikacionet e tjera janë shkakëtarë për rreth 70% të vdekjeve të tjera tek nënat e sapolindura. Ndaj prania e një ekipi të aftë gjatë procesit të lindjes është kaq e rëndësishme, thotë dr. Joi Lawn e organizatës private “Save the Children”.

“Një investim i rëndësishëm në shkallë globale është që të përmirësojmë kujdesin gjatë lindjeve duke patur aty njeriun e duhur me pajisjet dhe mbështetjen e duhur. Kjo është gjëja e vetme më e rëndësishme që shpëton jetën e nënës së re”.

Dr. Owen Montgomery i Universitetit Drexel në Filadelfia ka punuar për shëndetin e nënave të reja në Tanzani, Mozambik dhe Gambia. Ai po punon për një program i cili përgatit infermiere me përvojë se si të ndërhynë në situata të vështira jete apo vdekje gjatë procesit të lindjes.

“.. Ky trajnim ndihmon infermieret që të marin vendimin, në bazë të përvojës së tyre, se kur duhet kryer një ndërhyrje cezariane. Ky trainim zhvillohet nga infermiere me përvojë të cilat shpjegojnë çka duhet bërë bazuar tek anatomia e trupit të gruas dhe duke kryer një ndërhyrje cezariane në një kukull plastike”.

Vishvajjet Kumar drejton Qendrën për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës në Shivaghr në Uttar Pradesh të Indisë, një vend me përqindjen më të lartë të vdekjeve tek nëna dhe foshnjat e sapolindura. Ai thotë se strategjitë për shëndetin e nënës të paraqitura në këtë sipozium do të jenë të frytshme.

“Shumica e studimeve të paraqitura këtu, ofrojnë mundësi të shumta. Për t’u realizuar këto studime duhet mbështetja e komunitetit - pa përfshirjen e tij kjo punë është e kufizuar”.

Organizata Botërore e Shëndetëtsisë thotë se është e angazhuar që të plotësojë një prej qëllimeve të Zhvillimit të Mijëvjeçari; të ulë ndjeshëm numrin e vdekjeve tek nënat e reja çdo vit me tre të katërtat. Specialistë e shëndetësisë thonë se ky është një piksynim i arritshëm.

XS
SM
MD
LG