Lidhje

Operacione të shumta antidrogë në veri të Greqisë

  • Raimond Kola

Policia greke ka zhvilluar disa operacione ndaj lëndëve narkotike në zonat veriore greke kufitare me Shqipërinë. Sipas burimeve zyrtare gjatë tre operacioneve në zonë e Janinës dhe Artës janë sekuestruar rreth 200 kilogramë marijuanë dhe arrestuar të paktën gjashtë persona.

Sipas policisë greke krahas shtetasve shqiptarë dhe grekë të përfshirë në trafikun e drogës janë ndaluar edhe shtetas austriakë.

Policia greke thotë se ka shtuar kontrollet në zonat kufitare me Shqipërinë ku kohët e fundit vijon me ritëm të shtuar trafiku i marijuanës. Brezi i kufirit tokësor nw kufirin jugor dhe juglindor shqiptar shërben si rrugëkalim i sasive të mëdha të lëndëve narkotike që u kultivuan vitin e shkuar në Shqipëri. Sipas hetimeve policore rrjetet e trafikut depozitojnë afër zonave ndërkufitare sasi të mëdha të drogës të cilat më pas transportohen përmes korrierëve për në brendësi të territorit grek.

Pak kohë më parë Policia shqiptare zbuloi rreth 12 tonë marijuanë në një zonë rurale në Përmet. Dyshohet se lënda narkotike ishte grumbulluar në një ish-depo të rezervave shtetërore ushqimore, për t`u transportuar drejt Greqisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG