Lidhje

Operacioni antikanabis në veri


Gjatë mbrëmjes, policia konfirmoi se gjatë ditës së dytë të këtij operacioni janë qëlluar me armë zjarri dy nga tre helikopterët që morrën pjesë. Fillimisht u njoftua se ishte qëlluar me armë zjarri vetëm një nga helikopterët e Minsitrisë së Mbrojtjes.

Pas një ndërprerje prej 24 orësh, sot rifilloi operacioni policor antikanabis në zonën e Dukagjinit me arrestimin e njërit prej personave të dyshuar si autorë të goditjes me armë në drejtim të një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes, të përfshirë në operacion si dhe për kundërshtim me armë ndaj forcave të policisë.

Policia e shtetit konfirmoi gjatë mbrëmjes se gjatë ditës së dytë të operacionit policor antikanabis, që po zhvillohet prej 6 ditësh në zonën e largët malore të Dukagjinit, janë qëlluar me armë zjarri dy nga tre helikopterët që morrën pjesë në këtë operacion. Fillimisht u njoftua se një grup personash qëlloi me armë zjarri vetëm në drejtim të njërit prej helikopterëve të Minsitrisë së Mbrojtjes, por sot, pas një lajmi të publikuar pasdite nga mediat, policia e shtetit konfirmoi edhe goditjen e helikopterit të dytë, atij të forcave speciale policore “Renea”.

Shkodër: Operacioni antikanabis në ditën e 6
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Zëdhënësja e kësaj policie, Laura Totraku, i tha Zërit të Amerikës se, pak minuta pas goditjes së helikopterit të Minstrisë së Mbrojtjes, në vendngjarje ka shkuar për patrullim helikopteri i Forcave “Renea”, por edhe ky është goditur disa herë me armë zjarri, duke u detyruar të bëjë ulje të detyruar. Sipas saj, helikopteri është dëmtuar dhe po punohet për largimin e tij nga zona e Dukagjinit.

Edhe drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës, Shaban Nexhi, në një deklaratë të dhënë pasdite për mediat mbi rezultatet e deritanishme të operacionit, la të kuptohet se, në ditën e dytë të operacionit antikanabis, në zonën e Pultit janë goditur me armë dy nga helikopterët që morrën pjesë në këtë operacion.

Nuk është e qartë se përse njoftimi për goditjen e helikopeterit të dytë, atij të forcave speciale “Renea”, nuk është dhënë në kohë nga zyrtarët e policisë.

Ne lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim 10 përsona, por vetëm tani njëri prej tyre është arrestuar. Ai është Fatmir Zef Shpati, 25 vjeç, banues në Grudë e Re, të Komunës Rrethina të Shkodrës.

Arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet si autori i organizimit dhe sulmit me armë zjarri ndaj helikopterit të ushtrisë dhe atij të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, sipas policisë, ai rezulton të jetë edhe kultivues i kanabisit në zonën e komunës Pult.

Goditja e dy helikopterëve shënon edhe incidentin më të rëndë të ndodhur gjatë zhvillimit të operacionit policor antikanabis në zonën malore të Dukagjinit, në rrethin e Shkodrës, që cilësohet si më i rëndësishmi pas atij të disa javëve më parë në Lazarat.

Helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes u godit dy herë me armë zjarri, duke u detyruar të bëjë një zbritje të paparashikuar. Policia kishte dhënë një shpërblim prej 100 mijë eurosh, për cilindo që do të jepte informacione të vleftshme për arrestimin e tyre. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes Mimi Kolleli, në një takim të zhvilluar sot me pilotët e helikopterit të dëmtuar, i falenderoj ata dhe vlerësoi aktin e tyre si një shembull i mirë për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Po sot, forcat e policisë ndaluar edhe kryeplakun e fshatit Plan, në komunën e Pultit, zonë kjo ku deri tani është zbuluar edhe sasia më e madhe e bimëve narkotike. Ky shtetas dyshohet se, duke qenë në detyrën e kryeplakut të fshatit, nuk ka zbatuar ligjin për të njoftuar organet e policisë për kultivimin e bimëve narkotike në territorin e fshatit të tij. Kështu, ka shkuar në tre numri i përsonave të arrestuar, ndërkohë që janë shoqëruar për tu pyetur në polici edhe 26 banorë të tjerë të zonës së Dukagjinit.

Në ditën e gjashtë të operacionit antikanabis “Dukagjini”, forcat policore janë shpërngulur në një tjetër zonë të largët malore, atë të fshatrave Sumë dhe Xhan, në komunën e Pultit.

Gjatë paradites së sotme, forcat e policisë arritën të asgjësojnë me djegje rreth 3200 bimë narkotike, të mbjella në 15 parcela të vogla dhe shumë larg zonave të banuara, duke e quar kështu në rreth 90 mijë numrin e bimëve narkotike të asgjësuara në zonën e Dukagjinit.

Ndërkohë, dyshohet se kjo është vetëm një pjesë e vogël e bimëve narkotike të mbjella këtë vit në komunat malore të Dukagjinit, çka lë të mendohet se në këtë zonë mund të asgjësohet një sasi shumë më e madhe kanabisi se ajo që u asgjësua disa javë më parë në Lazarat.

XS
SM
MD
LG