Lidhje

Operacioni për vrasjen e Bin Ladenit u krye me saktësi të madhe


Operacioni për vrasjen e Bin Ladenit u krye me saktësi të madhe
Operacioni për vrasjen e Bin Ladenit u krye me saktësi të madhe

Me një precizion të lartë dhe me fshehtësi të madhe, forcat speciale të marinës amerikane, Navy Seals, kryen operacionin për kapjen dhe vrasjen e personit më të kërkuar në dekadën e fundit, armikun publik numër një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rruga drejt terroristit më të kërkuar në botë filloi me një informacion nga një i ndaluar që mbahej në burgun e Guantanamos.

Në gusht të vitit të kaluar, zyrtarët amerikanë të zbulimit vunë re një ndërtesë në Abbottabad të Pakistanit, një qytet rreth 160 kilometra larg kryeqytetit të vendit Islamabad.

Në fund doli se Osama Bin Ladeni nuk fshihej në një shpellë në malet e larta mes Afganistanit dhe Pakistanit, por ai fshihej në një ndërtesë 1 milionë dollarëshe me mure me lartësi 3 deri 5 metra, pa linja telefonike, e cila gjendet afër një baze të ushtrisë pakistaneze.

Presidenti Obama të dielën tha se janë dashur disa muaj për përgatitjen e këtij operacioni.

Pak pas mesnate në Pakistan, 30 deri në 40 trupa speciale SEAL të marinës amerikane kaluan kufirin nga Afganistani me dy helikopterë.

Ata u lëshuan me litar mbi kulm, siguruan ndërtesën dhe pastaj filluan shkëmbimet me armë zjarri.

Osama Bin Ladeni refuzoi urdhërat për t’u dorëzuar. Si rezultat, forcat speciale e qëlluan dy herë, njëra në kokë për t’u siguruar që ai kishte vdekur.

Ishte një operacion shumë i rrezikshëm që kërkon guxim të madh. Nuk është e lehtë të fluturosh në një qytet në Pakistan, ta marrësh nën kontroll, të marrësh të burgosur në helikopter dhe të largohesh që andej. Duhet përshendetur guximi i shërbimeve të zbulimit dhe presidentit.” - thotë Riçard Klark,ish - drejtues i sektorit të anti terrorizmit.

Ky operacion ishte plani dytësor.

Disa burime i kanë thënë televizionit amerikan ABC NEWS se në muajin mars presidenti ka autorizuar një plan për dërgimin e dy aeroplanëve bombardues B-1 për të goditur ndërtesën e Bin Ladenit në Abbottabad me bomba 1200 kilogramshe.

Por presidenti Obama hoqi dorë nga ky plan sepse ndërtesa do të shndërrohej në grimca të vogla pluhuri duke shkatërruar dëshmitë dhe faktin se Bin Ladeni ishte vrarë.

Afërsisht dhjetë vite pas sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara eleminuan terroristin më të kërkuar.

XS
SM
MD
LG