Në Shqipëri opozita braktisi sot parlamentin në shenjë proteste ndaj shtyrjes së zbatimit të ligjit për Nëpunësin civil duke akuzuar qeverinë se po e con vendin drejt konfliktit dhe destabilitetit politik. Ish kryeministri Berisha tha pas daljes nga parlamenti se pasojat mund të jenë të paparashikueshme ndërsa kritikoi ashpër vlerësimet e zëdhënësit të komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle sipas të cilave Komisioni europian nuk shihte ndonjë problem në këtë cështje. Opozita po sot bëri ankim edhe në gjykatën kushtetuese.
Për të dytën herë brenda pak javëve opozita e djathtë zgjodhi të dalë nga salla e parlamentit. Shkak sot u bë debati për vendimin e qeverisë për shtyrjen e ligjit për Nëpunësin civil. Akti normativ ka mbërritur në parlament e pritet të bëhet pjesë e diskutimeve të tij. Për miratimin e tij nevojiten 84 vota, të cilat tanimë shumica i ka dhe e vetme pas kalimit dy ditë më parë në radhët e LSI-së të deputetit republikan Luan Duzhaj.
Por sipas kryetarit të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka një veprim i tillë po e con vendin drejt destabilitetit politik: “Sigurisht mund ta bëni dhe do ta bëni megjithëse e dini shumë mirë se as kjo dhe as marrja me qera e deputetëve apo blerja e deputetëve nuk e zgjidh problemin. Konsensusi politik nuk zgjidhet me kile deputetësh. Sidoqoftë, ju bëjeni atë që keni nisur, ne du lëmë ta shijoni vetë, deri në fund, dhe nuk do bëhemi në asnjë lloj mënyre pjesë e kësaj. Për ne Rama e ka nisur sic e prisnim, me provokime, me arrogancë prej të forti, me shpërfillje të ligjit dhe të kushtetutës, me përplasje me opozitën por që shumë shpjt do ta cojë në përplasje me të gjithë shqiptarët”
Më i ashpër në qëndrimin e tij ishte ish kryeministri Sali Berisha jashtë sallës së parlamentit: “Ky është një fillim jashtëzakonisht problematik’ Ky është një at shumë i rrezikshëm. Cilat janë aktet që vijnë pas, janë absolutisht të paparashikueshme. Po shkelmove konsensusin, marrëveshjen e arritur me palën tjetër, ti i pret asaj cdo urë e cdo mundësi që të merresh vesh me të”.
Sipas opozitës veprimi i qeverisë nuk lidhet me argumenta teknik por është një akt politik për të spastruar administratën. Por ministri për marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi këmbënguli në argumentat ligjor sipas të cilave ligji nuk mund të zbatohej në mungesë të akteve të tjera nënligjore. Ai tha se opozitës i ishte kërkuar zyrtarisht që të diskutohej para vendimit të qeverisë: “Më keqardhje dua të them që as formalisht nuk kemi marrë një përgjigje për ftesën tonë, sepse mendojmë se do të ishte një rast i mirë që duke diskutuar, bazuar në argumenta juridik, dhe ne vetëm ato kemi, të arrihej në një konluzion të përbashkët. Në emër të qeverisë shqiptare i ripërsëris ftesën opozitës për të disktuar për këtë cështje. Koha do të tregojë se ne nuk kemi patur asnjë interes politik”.
Edhe Brukseli dy ditë më parë e cilësoi vendimin e qeverisë një akt teknik. Zëfdhënësi i komisionerit për Zgjerimin Steafn Fyle u shpreh se Komisioni nuk shihte ndonjë problem në këtë cështje. Por ish kryeministri Berisha reagoi sot ashpër ndërsa u pyet për këto konsiderata: “Ata të cilët e konsiderojnë ashtu sic thoni ju, ata ose punojnë për destabilizimin e këtij vendi, ose mashtrojnë se janë miq të Edi Ramës, se nuk e di se kush është, dhe ju garantoj se ata s’kanë asgjë në dorë për t’i dhënë Shqipërisë statusin”.
Më herët, gjatë ditës, opozita dorëzoi në gjykatën kushtetuese një kërkesë për pezullimin efekteve të aktit normativ dhe shpalljen e vendimit të qeverisë si antikushtetues.