Lidhje

Optimizmi për të ardhmen, më i lartë në vendet me më pak të ardhura


Të rinjtë në Kinë, Indi, Nigeri, Kenia, Indonezi, Arabi Saudite dhe Meksikë, janë më optimistë për të ardhmen mes 15 vendeve të anketuera, sipas fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Të rinjtë nga këto vende janë më të prirur të besojnë se mund të ndikojnë tek mënyra sesi mund të qeverisen vendet e tyre dhe se brezi i tyre do të ketë një ndikim më pozitiv në botë sesa ai i prindërve të tyre, sipas sondazhit për Objektivat e Rinisë Globale, të kryer nga kompania Ipsos.

Sondazhi u krye për 40 mijë persona të moshës 12 vjeç e lart që u pyetën për “mendimet e tyre për jetën personale, sfidat e komuniteteve të tyre dhe drejtimin e vendit të tyre”, sipas raportit të fondacionit. Të rinjtë shprehën më shumë optimizëm sesa të moshuarit, për të ardhmen në vendet e tyre dhe në botë.

Në anketë, Australia, Franca, Gjermania, Britania, Suedia, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite, ishin në kategorinë e vendeve me të ardhura të larta. Brazili, Kina, India, Indonezia, Kenia, Meksika, Nigeria dhe Russia ishin konsideruar me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Shkalla e lumturisë është e lartë në të 15 vendet, por të rinjtë e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme shfaqën nivelet më të larta të optimizmit.

Marrëdhëniet mes miqtë dhe familjen, kishin ndikimin më të madh tek jeta e një personi dhe ishte më e lartë në Suedi, sipas sondazhit.

Edhe mekskanët, kenianët dhe amerikanët e vlerësuan lart ndikimin e marrëdhënieve njerëzore, si shumë vende të tjera dhe I konsiedruan më lart sesa ndikimin nga media sociale.

Shëndeti dhe financat pasuan lidhjet me familjet dhe miqtë për nga rëndësia.

Optimizmi për aftësinë për të gjetur vende të mira pune ishte më I lartë në Kinë dhe më i ulët në Nigeri. Shumë nga vendet ishin në nivel mesatar.

Në shkallë botërore, shumica e njerëzve, të rinj dhe të moshuar ishin në një mendje se “jeta është më e mire për burrat dhe djemtë sesa për grate dhe vajzat”.

Feja ishte më e rëndësishme për të rinjtë në Indonezi, Nigeri, Brazil, Suedi dhe Kenia dhe më pak e rëndësishme për të rinjtë në Kinë, Francë, Gjermani, Britani, Indi, Meksikë dhe Rusi.

Në Kinë, si të rinjtë edhe të rriturit shprehën optimizëm të lartë në të ardhmen e vendit të tyre: 90 për qind të të rinjve dhe 78 për qind të të rriturve, ndjehen mirë për të ardhmen e vendit. India, Nigeria, Meksika, Kenia dhe Indonezia shprehën nivele të ngjashme optimizmi për vendet e tyre.

Në Shtetet e Bashkuara, 35 për qind e të rinjve dhe 18 për qind e të rriturve shprehën optimizëm për vendin e tyre. Edhe Brazili, Suedia , Gjermania, Britania dhe Franca shprehën më pak optimizëm.

Qeveria ose udheqësit politikë, si edhe ndryshimi i klimës dhe ndotja, kishin ndikimin më negativ si për të rinjtë edhe për të rriturit.

Si të rinjtë, edhe më të moshuarit e anketuar përmendën si objektivat më kryesore, zhdukjen e varfërisë dhe përmirësimin e arsimit, mes çështjeve të tjera, përfshirë fundin e konflikteve.

Kanceri ishte shqetësimi kryesor për shëndetin në gjithë botën. SIDA ishte e dyta,

“Trishtimi nga plakja” ishte i lartë për të gjithë, si të rinjtë edhe të moshuarit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG