Lidhje

Oregon, njoftime për 10 të vrarë në një universitet


Policia në shtetin veri-perëndimor amerikan të Oregonit njofton se të paktën 10 vetë kanë gjetur vdekjen në një shkollë të lartë në qytetin Roseburg, gjatë një incidenti me armë zjarri. Po sipas burimeve policore mbi 20 të tjerë janë plagosur.

Policia thotë se ka ndaluar një person që besohet se ishte autori i sulmit në universitetin lokal Umpqua në Roseburg. Forcat e rendit janë futur në terren dhe po kontrollojnë mjediset e universitetit. Shkolla ndodhet në një zonë rurale duke e bërë më të lehtë vënien nën kontroll të mjediseve mësimore dhe perimetrit shkollor.

Media njofton se autoritetet kanë deklaruar se situata është vënë nën kontroll dhe nuk kualifikohet më si incident në zhvillim.

XS
SM
MD
LG