Lidhje

Vëzhguesit: Mosbesimi mes forcave politike dëmtoi mjedisin zgjedhor


The panel of the international observers, during a news conference, in Tirana, Albania, Monday, June 24, 2013. International observers monitoring Albania's weekend parliamentary election said on Monday the vote was an improvement to past fraud-rigged
The panel of the international observers, during a news conference, in Tirana, Albania, Monday, June 24, 2013. International observers monitoring Albania's weekend parliamentary election said on Monday the vote was an improvement to past fraud-rigged

Dallimet e vjetra dhe vazhdimi i mosbesimit midis partive politike e minuan punën e administratës zgjedhore, thanë vëzhguesit ndërkombëtarë

Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet në Shqipëri ishin aktive dhe konkurruese, por mosbesimi mes forcave politike dëmtoi mjedisin.

Në një deklaratë të bërë sot, vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë ishin konkurruese me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore. Megjithatë, thanë ata, atmosfera e mosbesimit mes dy forcave kryesore politike e njollosi mjedisin zgjedhor dhe sfidoi administrimin e të gjithë procesit.

Dallimet e vjetra si dhe vazhdimi i mosbesimit të ndërsjellë midis partive kryesore politike e minuan punën e administratës zgjedhore, ndërkohë që bojkoti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga partitë opozitare pas shkarkimit të debatueshëm të njërit prej anëtarëve të tij bëri që KQZ-ja ta kryente pjesën e mbetur të punës pa kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime të rëndësishme, thuhet në deklaratë.

Roberto Battelli, Bashkërendues i posaçëm që drejtoi misionin vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, u bëri thirrje udhëheqësve të vendit të dëgjojnë verdiktin e popullit. Ai tha se njerëzit ishin të etur për të shprehur vullnetin e tyre, dhe nuk duhet të mbahen peng nga politika. "Politika, është pjesë thelbësore e zgjedhjeve por, në disa aspekte, politika partiake u tregua e dëmshme, siç ka ndodhur në të kaluarën," tha ai.

Në ditën e zgjedhjeve, thuhet në deklaratë, votimi vazhdoi relativisht mirë, megjithëse me disa parregullsi procedurale. Mbyllja e procedurave dhe marrja në dorëzim e kutive të votimit në qendrat e numërimit u vlerësuan edhe më pozitivisht. Numërimi u vonua në shumë zona për shkak të vonesave në emërimin e zyrtarëve të numërimit.

Deklarata vë në dukje raste në të cilat fondet publike dhe aktivitetet qeveritare u përdorën për qëllime fushate. Rregulloret për financimin e fushatave nuk parashikojnë transparencë të mjaftueshme, thuhet në deklaratën e vëzhguesve.

"Votuesit kanë të drejtë të presin zgjedhje të administruara në mënyrë profesionale dhe të paanshme," tha Conny McCormack, Shefe e misionit afatgjatë të OSBE / ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve. "Gjatë vëzhgimit tonë gjatë gjashtë javëve të fundit, tha ajo, kemi parë se politika përshkonte administratën zgjedhore në të gjitha nivelet. Zonja McCormack tha se misioni i ODIHR-it do të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri për të vëzhguar fazat e mbetura të procesit.
XS
SM
MD
LG