Oxfam-i njoftoi të hënën se tre nga punonjësit e saj të dyshuar për abuzime seksuale gjatë një operacioni shpëtimi pas një tërmeti në Haiti, kanë kërcënuar fizikisht një dëshmitar ndërsa organizata po kryente një hetim të brendshëm lidhur me akuzat.
Oxfam-i me bazë në Britani publikoi raportin e vitit 2011 lidhur me sjelljen e keqe të punëtorëve të saj të ndihmës që përfshinte punësimin e prostitutave në ambientet e Oxfam-it. Shoqata pushoi nga puna katër persona të lidhur me skandalin dhe pranoi dorëheqjet e tre të tjerëve, përfshirë dorëheqjen e Roland Van Hauwermeiren, në atë kohë drejtor i Oxfam-it në Haiti.
Në raportin e vitit 2011 thuhet se ndërsa po zhvillohej një hetim i brendshëm, pati rrjedhje informacioni.
"Kjo solli që tre prej të dyshuarve të kërcënonin fizikisht dhe të frikësonin një prej dëshmitarëve që përmendeshin në raport" thuhet në dokumentin hetimor të Oxfam-it.
Sipas Oxfam-it Van Hauwermeiren nuk akuzohet për kërcënim, por gjatë hetimit ai kishte pohuar se kishte punësuar prostituta ndërsa ndodhej në Haiti. Megjithatë, javën e kaluar ai e mohoi atë çfarë shkruhej në raport duke thënë se kishte pasur një lidhje me një grua nga Haiti, familja e të cilës kishte marrë ndihma nga Oxfam-i, por nuk kishte pasur shkëmbim parash.
Facebook Forum