Lidhje

Përhapja e koronavirusit nuk po frenon blerjen në tregjet e pakontrolluara 


Ekspertët thonë se koronavirusi u transmetua nga kafshët tek njeriu në një treg kafshësh në Wuhan, Kinë. Që në atë kohë, virusi vdekjeprurës është përhapur me shpejtësi në gjithë botën dhe është klasifikuar një pandemi. Kriza ka bërë që qeveria kineze të ndalojë konsumin dhe tregëtinë e paligjshme të kafshëve. Por siç njofton Julie Taboh , jot ë gjitha vendet po e bëjnë të njëjtën gjë.

Gjarpërinjtë, lakuriqët e natës dhe lloje të tjera kafshësh, janë ushqime popullore në Azinë juglindore, ku konsiderohen një burim i mirë proteinash.

"Në festa, si për shembull përvjetorë apo raste të tjera gëzimi, nëse ofrohet mish gjarpri apo lakuriqi nate, të ftuarit do t’i kërkojnë menjëherë, sepse janë ushqime të rralla”, thotë Freddy nga Tomohon i Indonezisë.

Por tregëtia dhe konsumi i kafshëve nga tregjet me gjë të gjallë, konsiderohen tani të rrezikshme, pasi ekspertët zbuluan se koronavirusi, ka gjasa të jetë transmetuar nga kafshët tek njeriu në një treg kafshësh në Wuhan të Kinës.

Lakuriqë nate, gjarpërinj dhe së fundmi pangolinët, besohet se kanë kontribuar tek përhapja e virusit, që po shkakton pandeminë.

Qeveria kineze ka mbyllur tregjet e kafshëve të egra të gjalla në gjithë Kinën dhe ka ndaluar gjuajtjen, blerjen dhe shitjen kafshëve të paligjshme për konsum.

"Mendoj se është shumë e qartë se qeveria kineze, e kupton se pasojat masive të virusit, kanë ardhur nga masat e pamjaftueshme të kontrollit në tregjet e gjalla të Kinës", thotë Crawford Allan, specialist në Fondin Botëror të Kafshëve të Egra në Uashington.

Mendoj se do të ketë dënime dhe masa shumë të rrepta, për të imponuar kontroll shumë më të fortë të tregjeve të ushqimit”, thotë ai.

Zoti Allan thotë se të gjitha tregjet me kafshë të gjalla dhe pa rregulla të rrepta në gjithë botën, të mbyllen për të parandaluar viruse si Covid-19.

Ka tregje në Indonezi, në Vietnam, në Laos dhe Mianmar, që janë njëlloj si ai i Wuhan-it që mund të jenë një fuçi baruti në pritje për të shpërthyer”, thotë zoti Allen.

Por ato vende të rrezikuara, nuk kanë vepruar me shpejtësi për t’i mbyllu ato tregje.

Lakuriqët e natës dhe gjarpërinjtë janë vazhdojnë të konsumohen në Indonezi, megjithë një rënie prej 50 për qind.

"Njerëzit këtu nuk kanë frikë të hanë mish lakuriqi nate dhe gjarpri, sepse ka qenë ushqim tradicional për ne për vite të tëra”, thotë Freddy nga Indonezia.

Ne vazhdojmë të shesim këto lloje mishi. Nuk kemi frikë nga koronavirusi, sepse përdorim një mënyrë të veçantë për të gatuar dhe pastruar mishin”, thotë Fery Parengkuan, një shitës në një treg në Indoinezi.

Allan thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për says the issue goes beyond health risks.

Mendoj se njerëzit shpresojnë se nëse ndalojmë këto tregje të paligjshme, nëse imponojmë rregulla të rrepta, kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e specieve të kafshëve. Shpresojmë që njerëzit vetë të thonë se nuk do t’i hanë më ushqimet me mish të kafshëve të tilla, apo t’i tregëtojnë ato ilegalisht”, thotë ai.

Zoti Allen shpreson se mësimet e virusit Covid-19 do të kenë ndikim.

Jam i bindur se kjo është një bombë me sahat, se nëse kjo situatë nuk merret seriozisht, mund të shohim viruse të ngjashme në të ardhmen”, thotë ai.

Zoti Allan shton se ruajtja e kafshëve të egra është kritike, jo vetëm për shëndetin por edhe për mbijetesën ekologjike të planetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG