Nënpresidenti amerikan Joe Biden tha se një- vjetori i shpërthimeve vdekjeprurëse në maratonën e Bostonit nuk është vetëm një ditë e rëndësishme për të mbijetuarit, por një ditë e rëndësishme për të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Dy bomba, të cilat autoritetet thonë se ishin vendosur në afërsi të vijës së finishit të maratonës nga vëllezërit çeçenë Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev, vranë tre vetë dhe plagosën më shumë se 250 të tjerë.
Duke folur dje në Boston në një ceremoni përkujtimore për një vjetorin e sulmit, nënpresidenti Biden i quajti të mbijetuarit e sulmit "një provë e gjallë" se Amerika “kurrë nuk mund të mposhtet”. Ai kishte një mesazh të ngjashëm edhe për ata që planifikojnë të marrin pjesë këtë vit në maratonën e Bostonit.
Kryebashkiaku i Bostonit, Martin Walsh dhe Guvernatori Masaçusetsit Deval Patrick gjithashtu morën pjesë në ceremoninë përkujtimore, së bashku me të mbijetuarit e sulmit, familjet e viktimave dhe personelin mjekësor.