Lidhje

Shtëpia e Bardhë, Kongresi, në përpjekje të ethshme për një marrëveshje


Shtëpia e Bardhë, Kongresi, në përpjekje të ethshme për një marrëveshje
Shtëpia e Bardhë, Kongresi, në përpjekje të ethshme për një marrëveshje

Presidenti Barak Obama thotë se ka zhvilluar bisedime konstruktive me udhëheqësit e Kongresit dje në Shtëpinë e Bardhë, në përpjekje për të gjetur një kompromis për uljen e deficitit buxhetor dhe rritjen e nivelit tavan të borxhit. Sipas pohimeve të zotit Obama, ende ka mospajtime për shumë tema:

Zoti Obama thotë se diskutoi me 8 udhëheqës demokratë dhe republikanë të Kongresit mbi opsione të ndryshme, dhe theksoi nevojën për të rritur nivelin e borxhit kombëtar.

Presidenti tha se të gjithë pjesëmarrësit në diskutim pohuan se problemi i borxhit dhe deficitit duhet të zgjidhen tani, duke shtuar se ligjvënësit duhet të punojnë intensivisht para afatit të 2 gushtit që ka caktuar Departamenti i Thesarit për të shmangur rrezikun që qeveria amerikane të mos jetë në gjendje të paguajë këstet e borxhit:

"Asgjë nuk quhet e përfunduar, deri kur të ketë marrëveshje për të gjitha çështjet dhe palët ende janë larg kompromisit për një numër temash. Por të gjithë udhëheqësit erdhën me dëshirën për të gjetur zgjidhje për problemet në emër të popullit amerikan”.

Presidenti thotë se Shtëpia e Bardhë dhe punonjësit e Kongresit do të vazhdojnë punën gjatë fund-javës dhe udhëheqësit e Kongresit do të kthehen në Shtëpinë e Bardhë të dielën për një marrëveshje. Zoti Obama sinjalizoi këtë javë se mendon që ka ardhur koha për një paketë më të gjerë për uljen e deficitit, e cila mund të përfshijë objektiva për një ulje prej 4 trilion dollarësh në deficitin buxhetor brenda 10 vjetësh.

Mbrëmë në Kongres, një ndër pjesëmarrësit në bisedime, udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nensi Pelosi tha se demokratët kundërshtojnë shkurtime të programeve për pensionistët apo kujdesin shëndetësor për të moshuarit dhe të varfrit.

"Nuk duhet parë programi i Sigurimeve Shoqërore për pensionistët si një llogari kursimesh nga mund të tërhiqen fonde që të përdoren për t’u ofruar shkurtime taksash amerikanëve të pasur. Nuk mund ta balancojmë buxhetin në kurriz të pensionistëve, grave dhe personave handikapadë”.

Më parë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Xhon Bejnër e cilësoi tepër të rëndësishëm zgjidhjen e problemit të borxhit, por ai dhe republikanë të tjerë e kundërshtojnë me forcë idenë e ngritjes së taksave dhe eliminimin e disa lëshimeve fiskale që u janë bërë prej vitesh amerikanëve të pasur.

"Nuk do të ngremë taksa për amerikanët. Nuk do të ngremë taksa për ata njerëz nga të cilët presim t’i ri-investojnë këto para në ekonominë tonë për të krijuar vende të reja pune”.

Pritet që për arritjen e një kompromisi, marrëveshja finale të përfshijë element[ të propozimeve të zotit Obama, ligjvënësve republikanë dhe demokratë si dhe rekomandimet e dy komisioneve të pavarura.

XS
SM
MD
LG