Lidhje

Sulm ekstremist në aeroportin e Karaçit


Njësi speciale të ushtrisë pakistaneze thonë se kanë rrethuar shtatë ekstremistë të armatosur rëndë, të cilët sulmuan terminalin për figura të rëndësishme në aeroportin e Karaçit.

Televizioni shtetëror njoftoi se tre autorët e sulmit, të cilët i cilësoi si terroristë, janë vrarë dhe se gjatë incidentit gjetën vdekjen edhe katër punonjës të aeroportit. Por një spital i zonës thotë se ka në morg trupat e pesë individëve të vrarë nga ekstremistët.

Të gjithë pasagjerët janë evakuuar dhe fluturimet janë pezulluar. Ekstremistët përdorën granata dore dhe raketa-hedhëse për t’u futur në pistën e nisjes së avionëve në terminalin Jinnah.

Rezervuarëve me karburant si dhe dy avionëve iu vu zjarri.

Kryeministri Nawaz Sharif e dënoi sulmin. Zyrtarët thonë se ekstremistët duket se janë në një mision për të vrarë dhe për t’u vrarë, por nuk është e qartë se kush janë ose çfarë synimesh kanë.
XS
SM
MD
LG