Lidhje

Pakistan, ulet dënimi për bashkëpunëtorin në gjetjen e Bin Ladenit


Një Gjykatë e Pakistanit i hoqi 10 vjet dënimit me 33 vjet burg të një mjeku, i cili ndihmoi Agjencinë amerikane të Zbulimit të gjente Osama bin Ladenin.

Shakil Afridi u dënua në maj të vitit 2012, jo se punonte për CIA-n por me akuzën se u jepte para dhe u siguronte trajtim mjekësor militantët islamikë.

Ai besohet se ishte vënë në shënjestër nga autoritetet pakistaneze sepse drejtonte një program vaksinimi për të mbledhur mostra ADN-je dhe për të verifikuar praninë e Bin Ladenit në qytetin Abbottabad.

Vendimi i gjykatës në qytetin veriperëndimor të Pashawarit erdhi në përgjigje të kërkesës së Afridit për një rigjykim të çështjes. Gjykata e refuzoi kërkesën.
XS
SM
MD
LG