Lidhje

Shpërthim në Pakistan


Autori i një sulmi vetvrasës sulmoi një zyrë qeveritare në Pakistan sot duke vrarë të paktën 23 persona dhe duke plagosur më shumë se 70 të tjerë. Shpërthimi në Mardan ndodhi në zyrat e Autoritetit për Regjistrimin Kombëtar që është përgjegjës për lëshimin e kartave të identitetit kombëtar.

Një fraksion i talebanëve në Pakistan ka marr përgjegjësinë për sulmin në një degë të Autoritetit të Regjistrimit dhe të Dhënave Kombëtare në qytetin verilindor Mardar në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Autori i sulmit vetvrasës kishte një motoçikletë të mbushur me eksplozivë kur goditi zyrën ku qëndronin një numër i madh njerëzish.

Të paktën 23 persona u vranë dhe 78 u plagosën tha një zëdhënës i forcave të shpëtimit.

Jamaat ur Ahrar, një fraksion i talebanëve në Pakistan që lufton për të rrëzuar qeverinë dhe për të vendosur një regjim konservator islamik, mori përgjegjësinë për sulmin. Në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës një zëdhënës i grupit tha se vuri në objektiv këtë zyrë pasi është pesë e luftës kundër terrorizmit të Pakistanit.

Talebanët e Pakistanit Taliban kontrollonin dikur një territor të largët në veriperëndim të vendit por një seri ofensivash ushtarake që fillua në vitin 2009 i sprapsën ata në pak zona.

Ka patur më pak sulme ushtarake në qytete gjatë vitit të kaluar, krahasuar me disa vjet më parë por talebanët mbeten një kërcënim i mundshëm.

XS
SM
MD
LG