Lidhje

Pakistani shprehet për vrasjen e pengjeve


Pakistani shprehu "tronditje dhe shqetësim" pas daljes së njoftimit se Shtetet e Bashkuara kishin kryer një operacion anti-terrorist kundër al-Kaidës në rajonet kufitare të Pakistanit me Afganistanin në 14 janar, që çoi në vrasjen e dy pengjeve, amerikanit Warren Weinstein dhe italaianit Giovanni Lo Porto.

Ministria e Jashtme e Pakistanit thekson se vrasja e tyre konfirmon pikërisht pasojat e paparashikuara që sjell përdorimi i kësaj teknologjie që Pakistani e ka kundërshtuar prej kohe.

Presidenti Obama kërkoi dje ndjesë për incidentin. Zyrtarët amerikanë thonë se gjatë të njejtit operacion u vra edhe një prej drejtuesve të al-Kaidës, amerikani Ahmed Farouq. Po sipas zyrtarëve, në një operacion të ngjashëm, po në janar, u vra edhe një amerikan tjetër, Adam Gadahn, që shërbente si zëdhënës për al-Kaidën. Sipas Shtëpisë së Bardhë sulmet nuk drejtoheshin kundër tyre, pasi zyrtarët nuk e dinin se ata ndodheshin aty kur u kryen goditjet.


XS
SM
MD
LG