Lidhje

Pakistani konfirmon vdekjen e çiftit kinez


Shteti Islamik ka publikuar një video që paraqet trupin e përgjakur të një kinezi të marrë peng, për të cilin grupi terrorist thotë se e ka vrarë bashkë me partneren e tij, në Pakistanin jugperëndimor.

Një zyrtar i qeverisë provinciale i tha Zërit të Amerikës se burri i paraqitur në viedo është njëri prej dy kinezëve të marrë peng muajin e kaluar nga Kueta, kryeqyteti i provincës së Baluçistanit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, tha në konferencën e përditshme të shtypit se Islamabadi i ka thënë Pekinit se dy personat e rrëmbyer ndoshta janë vrarë dhe se Kina është në kontakt me Pakistanin, në përpjekje për të mësuar më tepër lidhur me situatën.

Media e Shtetit Islamik, agjencia e lajmeve Amaq, njoftoi dje se grupi terrorist kishte ekzekutuar dy pengjet e marra në Mastung, një distrikt rreth 50 kilometra në jug të Kuetës.

Grupi terrorist me seli në Siri, e mori përgjegjësinë për vrasjet disa orë pasi autoritetet pakistaneze njoftuan se gjatë një operacioni ushtarak kishte shkatërruar disa zyra që mendohen të jenë të ISIS-it, në një zonë malore pranë Mastungut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG