Lidhje

Imran Khan bën betimin si kryeministër i Pakistanit


Në Pakistan të shtunën bëri betimin si kryeminsitër i vendit Imran Khan, një hero i kriketit, i shndërruar në politikan.

65-vjeçari Khani 65, kryetari i partisë Tehreek-i-Insaf siguroi 176 nga 271 votat e Dhomës së Ulët të Parlamentit.

Rivali i tij, kandidati i Ligës Myslimane të Paksiatnti, Shahbaz Sharif, mundi të sigurojë 96 vota.

Kandidati i opozitës është vëllai i vogël e ish kryeminsitrit të zgjedhur tri herë, Nawaz Sharif, i cili muajin e kaluar u gjet fajtor nën akuzat për korrupsion dhe u dënua me 10 vjet burg.

Fushata e zotit Khan u bazua tek lufta kundër korrupsionit e zotit Sharif dhe familjes së tij, që kanë pasuri jashtë vendit. Zoti Khan pati mbështetjen sidomos të të rinjve, që kërkojnë ndryshimin e politikave të vjetra dhe situatës së korrupsionit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG