Lidhje

Një gjykatë jep dënime për sulmin ndaj Malalës


Një gjykatë pakistaneze dënoi 10 persona me nga 25 vjet burg secilin, në lidhje me sulmin ndaj nobelistes së paqes Malala Yousafzai në vitin 2012.

Mes të dënuarve nuk është personi që qëlloi Malalën, i cili besohet të jetë arratisur përtej kufirit në Afganistan.

Personat e tjerë ishin të përfshirë në sulm. Talebanët e vunë Malalën në shënjestër për shkak të përpjekjve të saj për të nxitur arsimimin e vajzave.

Vitin e kaluar, Malala 17 vjeçare u bë fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqen.

XS
SM
MD
LG