Lidhje

Pakistan: Rreth 20 milion njerëz të prekur nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin


Një e pesta e Pakistanit është përmbytur dhe dhjetra mijëra njerëz vazhdojnë të largohen për t’u shpëtuar përmbytjeve të reja në provincën e Sindit, në jug të vendit, ku lumi Indus rrezikon të vërshojë në qytetin Shadadkot.

Një muaj me shira të jashtëzakonshme monsune kanë lënë 6 milionë pakistanezë pa strehë dhe kanë patur pasoja në jetën e 20 muilionë banorëve në mbarë vendin. Më tepër e 1 mijë e 500 vetë kanë vdekur nga përmbytjet.

Qeveria pakistaneze po përballet me zemërimin e popullisë, që e akuzon për përpjekje të pamjaftueshme për zgjidhjen e krizës humanitare.

Por ndihmat ndërkombëtare vazhdonjë të shkojnë me shumicë në Pakistan. Ministri i Jashtëm Sha Mahmud Qureshi tha sot se vendi ka marrë mbi 800 milionë dollarë ndihma, shumica e të cilave nga SHBA, pasuar nga Arabia Saudita dhe Britania.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon thotë se Paksitani po përballet me nevoja shumëvjeçare. Ndërkohë, shtohet shqetësimi sidomos mes të rinjve, lidhur me rrezikun e sëmundjeve infektive që përhapen nga uji i pijshëm, si dizanteria, kolera dhe tifoja.

XS
SM
MD
LG