Një shpërthim i fuqishëm vetëvrasës në një kompleks spitalor në qytetin jugperëndimor Quetta të Pakistanit, shkaktoi vdekjen e mbi 60 vetëve dhe plagosjen e të paktën 160 të tjerëve, thanë dëshmitarët dhe policia.
Zyrtarët e spitalit thanë se mbi 25 ndër të plagosurit janë në "gjendje kritike" dhe se numri i të vdekurve mund të rritet. Pjesa më e madhe e vktimave janë avokatë.
Shpërthimi ndodhi pak pasi dhjetra jurist u mblodhën në Spitalin Civil të Quetta-s për të protestuar ndaj vrasjes së presidentit të shoqatës rajonale të juristëve nga një person i armatosur. Mes të vrarëve dhe të plagosurve kishte edhe gazetarë dhe kameramanë që po mbulonin aktivitetin.
Një fraksion i dalë nga grui ektremist i Talebanëve të Pakistanit mori përgjegjësinë për të dyja sulmet.