Lidhje

Shpërthimi i një cisterne vret 140 veta në Pakistan


Autoritetet në Pakistan thanë se një cisternë e përmbysur që u përfshi nga flakët të dielën, la pas vetes 140 persona të vrarë, të cilët ishin grumbulluar për të mbledhur karburantet që po rridhnin. Autoritetet thanë se mbi 80 veta janë plagosur nga shpërthimi dhe shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Cisterna po udhëtonte nëpër autostradën kryesore nga qyteti port i Karaçit për në Punjab, kryeqytetin krahinor të Lahores, kur shoferi humbi kontrollin e makinës.

Shefi i policisë rajonale, Raja Riffat, tha se kur cisterna u rrokullis, "banorët e fshatit Ramzanpur Joya aty pranë nxituan me kova e kontenierë si dhe një numër i madh njerëzish në motoçikleta dhe filluan të mbledhin karburantin që po derdhej".

Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Fatkeqësia ndodhi në ditën e kremtimeve të Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Rrugët janë të ngarkuara në atë kohë me njerëz që udhëtojnë për të shkuar pranë familjeve me rastin e kremtimeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG