Lidhje

Një tërmet tjetër i fuqishëm në Pakistan


Një tërmet tjetër i fuqishëm ka goditur Pakistanin jugperëndimor, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 15 vetëve në një rajon që ende po vuan pasojat e një tërmeti shkatërrimtar para katër ditësh.

Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet. Tërmeti i sotëm në distriktin e Awaranit në provincën e Baluchistanit, që është në fakt një pasgoditje e tërmetit katastrofik të së martës, është në vetvete një tronditje madhore.

Qendra Sizmiologjike Amerikane thotë se tërmeti ishte i magnitudës 6.8, ndërsa Departamenti Meteorologjik i Pakistanit tha se kishte magnitudën 7.2. Tërmeti rrëzoi godina të tjera, ndërkohë që vazhdojnë ende përpjekjet për kërkim dhe shpëtim nga tërmeti i mëparshëm.

Tërmeti prej 7.7 ballësh që ra të martën, rrafshoi mijëra banesa, duke varrosur shumë njerëz nën rrënoja.
XS
SM
MD
LG