Lidhje

Pakistani reagon ashpër ndaj akuzave të presidentit Trump


Shefi i Shtabit të ushtrisë në Pakistan reagoi fuqishëm të mërkurën ndaj akuzave të Presidentit Donald Trump se Islamabadi merr miliarda dollarë ndihmë nga Uashingtoni, por ndihmon militantët të planifikojnë sulme terroriste kundër trupave amerikane në Afganistan.

"Ne nuk kërkojmë ndonjë ndihmë materiale apo financiare nga Shtetet e Bashkuara, por besim, mirëkuptim dhe njohje të kontributeve tona", i tha gjenerali Qamar Javed Bajwa ambasadorit amerikan David Hale, gjatë një takimi në selinë qendrore të ushtrisë pakistaneze në Rawalpindi.

Ndërsa njoftoi politikën e tij mbi Afganistanin presidenti Trump kritikoi ashpër Pakistanin. Ai pohoi se Uashingtoni po i paguan Islamabadit "miliarda e miliarda dollarë", por kombi që ndodhet në Azinë Jugore sipas tij, po strehon terroristët kundër të cilëve po luftojnë forcat amerikane në anën tjetër të kufirit.

Në takimin e tij me ambasadorin amerikan David Hale, gjenerali pakistanez Bajwa përsëriti se paqja në Afganistan është po aq e rëndësishme për Pakistanin sa për vendet e tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG