Lidhje

Të paktën 25 të vrarë nga një sulm në Pakistan


Një sulm me armë zjarri dhe bomba tek një universitet në Pakistanin veriperëndimor sot në mëngjes, shkaktoi vdekjen e të paktën 25 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, thane zyrtarë dhe burime spitalore.

Forcat e sigurisë thonë se një grup prej “10 - 12 terroristësh” hynë me forcë në Universitetin Bacha Khan në qytetin Charsadda dhe hapi zjarr ndaj studentëve dhe pedagogëve. Të paktën dy autorë sulmesh vetëvrasëse thuhet se ishin mes terroristëve.

Katër nga autorët u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat ushtarake pakistaneze. Një zëdhënës i degës rajonale të partisë në pushtet u tha gazetarëve se të paktën 50 veta janë dërguar në spitalet përreth me plagë shkaktuar nga armë zjarri.

Në këtë universitet në province Khyber Pakhtunkhaw, studiojnë mbi 3 mijë studentë.

Një zëdhënës i Talebanëve në Pakistan thotë se grupi i tyre nuk kishte të bënte me sulmin ndaj universitetit, duke deklaruar se një sulm I tillë ishte kundër " Sharias islamike".

Kryeministri pakistanez Nawaz Sharif, që ndodhet aktualisht për vizitë në Zyrih e dënoi sulmin “prej burracakësh” dhe tha se ishte thellësisht i trishtuar prej tij.

XS
SM
MD
LG