Lidhje

20 ushtarë të vrarë në Pakistan


Zyrtarët në veriperëndim të Pakistanit thonë se një shpërthim kundër një autokolone ushtarake la të vrarë 20 ushtarë pakistanezë dhe plagosi të paktën 30 të tjerë.

Autoritetet thonë se shpërthimi ndodhi sot kur autokolona përgatitej të largohej nga qyteti Bannu për të shkuar në rajonin e trazuar fisnor të Vaziristanit verior, i cili shihet si strehë e sigurt për militantët e lidhur me al-Kaidën.

Zyrtarët e ushtrisë thonë se makina që shpërtheu ishte marrë me qira nga një banor i qytetit Bannu. Ushtria thotë se shpesh merr me qira automjete nga popullsia vendase.

Talibani mori përgjegjësinë për sulmin. Një zëdhënës i tyre tha se ata do "të kryejnë më shumë sulme të tilla në të ardhmen."
XS
SM
MD
LG