Lidhje

Masakër në Pakistan: 20 të vrarë


Policia në Pakistan thotë se kujdestari i një faltoreje në Pakistan ka torturuar dhe vrarë të paktën 20 vetë.

Autoritetet thonë se Abdul Waheed dhe disa bashkëpunëtorë të tij kishin droguar besimtarët në faltore në Punjabin lindor, dhe më pas i kishin goditur me thika e shkopinj.

Autoritetet besojnë se Abdul Waheed ka probleme mendore.

Disa nga besimtarët kishin arritur të shpëtonin gjatë sulmit dhe të njoftonin zyrtarët.

Autorët e sulmit janë ndaluar nga autoritetet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG