Në Pakistan, persona të armatosur vranë ministrin e pakicave sot, në sulmin e fundit mbi figura të njohura që kundërshtojnë ligjin e blasmefisë.
Policia tha se Shabaz Bati, një i krishterë në vendin me shumicë myslimane u vra në makinën e tij në Islamabad.
Personat qëlluan mbi makinë dhe zyrtarët thanë se Bati vdiq para se të mbërrinte në spital.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm.