Lidhje

Pakistan, zgjidhet zëvendësuesi i përkohshëm i Kryeministrit


Partia në pushtet në Pakistan ka caktuar një kryeministër të përkohshëm, duke shkaktuar edhe kundërshtime nga opozita, vetëm një ditë pasi Kryeministri Nawaz Sharif u largua me vendim të Gjykatës së Lartë, për shkak të fshehjes së aseteve të tij financiare.

67-vjeçari Sharif kryesoi në Islamabad një takim urgjent të Partisë së tij “Lidhja Myslimane”, ku u përzgjodh ish-ministri i naftës, Shahid Khaqan Abbasi, si pasardhës i tij për vetëm 45 ditët në vijim. Emërimi i tij duhet të miratohet sidoqoftë nga parlamenti.

Në po të njëjtin takim, udhëheqësit e partisë në pushtet vendosën që i vëllai i ish-kryeminstrit, Shahbaz Sharif, të jetë kandidat për deputet në vend të të vëllait në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas legjislacionit të Pakistanit, procesi i zgjedhjeve të pjesshme përmbushet për 45 ditë, kur i zgjedhuri i përkohshëm, zoti Abbasi, pritet të dorëhiqet për t’i mundësuar Shahbaz Sharifit që të bëhet kryeministër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG