Lidhje

Zgjedhjet në Pakistan, dhjetëra të vrarë


Të paktën 31 vetë u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën në një shpërthim jashtë një qendre votimi në jugperëndim të Pakistanit sot (të mërkuren), vetëm pak orë pasi banorët filluan të votonin në zgjedhjet parlamentare. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Kueta, kryeqyteti i provincës së Baluçistanit, ku ka patur akte të dhunshme edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Një zyrtar i lartë i policisë i tha Zërit të Amerikës se një vetëvrasës që po udhëtonte me motoçikletë vuri në shënjestër një turmë jashtë një qendre votimi në Kueta.Në mesin e viktimave kishte votues, policë dhe aktivistë të partive politike. Pjesmarrësi në votime Akber Khan ishte dëshmitar i sulmit

"Pasi votova shkova në dyqan për të blerë një pije të ftohtë sepse isha i lodhur. Shpërthimi ndodhi menjëhërë pasi dola nga dyqani. Ne u shtrimë në tokë, shumica e njerëzve filluan të vraponin. Pas 10 minutave kur përfundoi kaosi, filluam të ndihmonim të plagosurit duke i transportuar në spital me makina private pasi makinat e ndihmës së shpejtë ende nuk kishin arritur në vendin e ngjarjes.”

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin e së mërkurës në Kueta, kryeqyteti i provincës Baluçistan, ku 149 persona u vranë në një tubim elektoral më parë këtë muaj.

Votimi i së mërkurës i dha fund një fushate të hidhur të zgjedhjeve të përgjithshme të përfshira nga dhuna dhe akuzat për ndërhyrje nga strukturat e fuqishme ushtarake të vendit.

Zgjedhjet u karakterizuan nga një garë e fortë mes ish-kryeministrit Nawaz Sharif nga Lidhja Pakistaneze Myslimane-Nawaz (PML-N) dhe partisë Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI), të udhëhequr nga ish lojtari i famshëm i kriketit Imran Khan, i cili ka premtuar çrrënjosjen e korrupsionit dhe krijimin e një "shteti islamik të mirëqenies".

Zgjedhjet e sotme përfaqësojnë tranzicionin e tretë paqësor të pushtetit në Pakistan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG