Lidhje

Pakistani tërhiqet nga bisedimet me SHBA mbi Afganistanin


Pakistani tërhiqet nga bisedimet me SHBA mbi Afganistanin
Pakistani tërhiqet nga bisedimet me SHBA mbi Afganistanin

Pakistani është tërhequr nga bisedimet mbi Afganistanin me Shtetet e Bashkuara, pasi një areoplan amerikan i telekomanduar vrau 38 njerëz në rajonin fisnor në veriperëndim të vendit.

Sekretari i jashtëm i Pakistanit, Salman Bashir thirri sot ambasadorin amerikan Cameron Munter, për të protestuar ashpër ndaj sulmit të djeshëm, duke e quajtur atë të papranueshëm dhe një dhunim “flagrant” të ligjit humanitar.

Udhëheqës civilë e ushtararkë të vendit kanë dënuar sulmin i cili sipas tyre goditi një takim të pleqve fisnorë në zonën Datta Khel në Waziristanin Verior. Zyrtarë të shërbimeve sekrete të Pakisitanit u cituan dje të kenë thënë se mes të vrarëve kishte edhe militantë.

Zyra e marrëdhënieve me jashtë në Pakistan tha sot se Bashir i tha ambasadorit Munter se themelet e marrëdhënieve mes Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara duhet të rishqyrtohen dhe se mbështetja e Islamadadit për Uahingtonin nuk duhet të merret e mirëqënë.

Sekretari i jashtëm pakistanez tha se në rrethanat e krijuara, Pakistani nuk do të marrë pjesë në takimin trepalësh ku merr pjesë dhe Afganistani, javën e ardhshme në Bruksel.

XS
SM
MD
LG