Lidhje

Pakistani u kërkon SHBA-ve të respektojë procesin ligjor të vendit


Pakistani u kërkon SHBA-ve të respektojë procesin ligjor të vendit
Pakistani u kërkon SHBA-ve të respektojë procesin ligjor të vendit

Pakistani po u kërkon Shteteve të Bashkuara të respektojë procesin ligjor të vendit, pasi zyrtarët amerikanë bënë thirrje për lirimin e një diplomati amerikan të ndaluar nën akuzat për vrasjen me armë zjarri të dy pakistanezëve.

Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se çështja po hetohet dhe do të zgjidhet përmes gjykatës. Ambasada amerikane në Islamabad tha se diplomati, Rajmond Davis, gëzon imunitet nga ndjekja penale dhe se ai është ndaluar ilegalisht nga autoritetet në qytetin lindor të Lahores, ku ndodhi incidenti.

Zëdhënësja e ambasadës tha se Davis kishte shtënë me armë për vetëmbrojtje, pasi ai u largua nxitim nga ajo që ai e përshkroi si një përpjekje për grabitje nga të dy pakistanezët. Autoritetet thanë se Davis qëlloi me armë, duke i vrarë të dy personat.

Raymond Davis përballet me akuzat për vrasjen e dy personave. Të premten një gjykatës dha urdhër që ai të ndalohet për 6 ditë, ndërkohë që policia zhvillon hetime për çështjen.

XS
SM
MD
LG