Lidhje

Palestinezët përgatisin kërkesat për anëtarësim në 16 agjenci të OKB-së


Palestinezët përgatisin kërkesat për anëtarësim në 16 agjenci të OKB-së
Palestinezët përgatisin kërkesat për anëtarësim në 16 agjenci të OKB-së

Zyrtarët palestinezë njoftuan se ata do të paraqesin kërkesë për anëtarësim në 16 agjencitë e tjera të OKB-së, pas pranimit të tyre të djeshëm në Agjencinë e Kulturës të Kombeve të Bashkuara.

Anëtarë të delegacionit palestinez në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë thanë sot se anëtarësimi i tyre në UNESCO i ka “hapur derën” kërkesave të tjera për anëtarësim në agjencitë e OKB-së në qytetin zviceran.

Zyrtarët palestinezë thanë se ata janë duke studiuar kriteret e duhura për hyrjen në 16 agjenci të tjera të Kombeve të Bashkuara, por ata nuk përmendën veçanërisht ndonjërën prej tyre, si dhe nuk bënë të ditur ndonjë datë në të cilën do të mund të paraqisnin kërkesat.

Disa ministra izraelitë u takuan sot për të vendosur mbi masat ndëshkuese ndaj UNESCO-s, për vendimin e saj për anëtarësimin e palestinezëve, të cilin ata Izraeli e quajti “një manovër e njëanshme” që dëmton procesin e paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG