Lidhje

Paneta: SHBA të shqetësuara që Irani dërgon armë në Irak


Paneta: SHBA të shqetësuara që Irani dërgon armë në Irak
Paneta: SHBA të shqetësuara që Irani dërgon armë në Irak

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara që Irani furnizon me armë forcat ekstreme në Irak.

Zoti Paneta i bëri këto komente sot gjatë një ndalese në Irak ku do të takohet me udhëheqësit e këtij vendi për të diskutuar mbi të ardhmen e trupave amerikane në Irak. Gjatë takimit me një grup ushtarësh amerikanë në Bagdat, zoti Paneta tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë vazhdimin e armatosjes së kryengritësve dhe se do të merren drejtpërdrejtë me këtë gjendje të krijuar.

Uashingtoni akuzon Iranin për furnizimin e kryengritësve shi’itë me armë, si pasojë e të cilave janë vrarë shumica e 15 ushtarëve amerikanë që humbën jetën gjatë muajit qershor në Irak. Qershori ishte muaji me numrin më të madh të viktimave mes ushtarëve amerikanë në dy vitet e fundit. Zoti Paneta pritet t’u kërkojë zyrtarëve irakianë të vendosin në se duan që trupat amerikane të qëndrojnë në Irak përtej fundit të këtij viti, siç është afati i parashikuar.

XS
SM
MD
LG