Lidhje

Papa Benedikti në Qipro me mesazhin e bashkimit


Papa Benedikti filloi sot një vizitë zyrtare në Qipro, ku do të bëjë thirrje për paqe në ishullin e ndarë të Mesdheut.

Vizita e Papës është errësuar disi nga vrasja e një kreu të Kishës Katolike Romake në Turqi, peshkopit Luigi Padovese. Peshkopi i cili ishte në plan të takohej me Papën në Qipro u qëllua për vdekje në Turqinë lindore dje.

Autoritetet turke thanë se i dyshuar për vrasjen është shoferi i peshkopit i cili thuhet se ishte i sëmurë mendor. Ai akuzohet për vrasjen. Papa mbërriti në Qipro ndërkohë që bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga OKB-ja mes komunitetit grek dhe atij turk u ndërprenë papritur dje.

Në ceremoninë e pritjes Papa tha se shreson që komunitetet në ishullin e ndarë do të mund të gjejnë dëshirën për arritjen e paqes.

XS
SM
MD
LG