Papa Benedikti tha sot se së shpejti do t’i japë një ndër titujt më të lartë të Kishës Katolike një shenjtori spanjoll të shekullit të 16.
Ati i Shenjtë e bëri njoftimin e papritur në meshën që mbajti sot në Katedralen kryesore të Madridit.
Fjalët e tij u përcollën me duartrokitje të forta nga priftërinj, peshkopë e kardinalë të mbledhur në katedrale.
Papa deklaroi se do ta shpallte së shpejti Shën Gjonin e Avilës - Doktor të Kishës Katolike. Ky titull nderi i është dhënë nga kisha vetëm 33 shenjtorëve të tjerë, mes të cilëve Shën Agustinit dhe Shën Terezës së Avilës.
Shën Gjoni i Avilës, i cili jetoi nga viti 1500- 1569 kosiderohet si një ndër predikuesit më të mëdhenj të kohës së tij.