Lidhje

Papa dha një meshë lamtumire në Brazil


Papa Françesku dha një meshë lamtumire para tre milionë pelegrinëve në një plazh të Brazilit, duke u bërë thirrje katolikëve të rinj që të përhapin mesazhin e shenjtë.

Papa Françesku, i pari papë nga Amerika Latine, e dha meshën në mbyllje të një vizite që synonte rigjallërimin e besimtarëve të tij katolikë.

Atij iu bë një pritje madhështore në plazhin Copacabana të Rio de Zhaneiros me flamuj, kërcime dhe brohoritjet "rroftë Papa".

Kreu i 1.2 miliardë katolikëve të botës, i këshilloi besimtarët e rinj të bëjnë për vete njerëz nga të gjitha vendet, në përpjekje për të rigjallëruar katolikët, të cilët po humbin pasues në vende si Brazili.

Organizatorët e Ditës Botërore të Rinisë, vlerësojnë se numri i pjesëmarrësve në meshën e sotme në Copacabana ishte më tepër se dyfishi i njerëzve të pranishëm në koncertin falas të grupit Rolling Stones në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG