Lidhje

Papa Françesku mban meshë në Egjipt


Papa Françesku mbajti sot meshë në një stadium në ditën e dytë të vizitës së tij historike në Egjipt.

Prania e tij është shoqëruar me masa të forta sigurie, por kur mbërriti në stadium, ai iu rrotullua fushës me një karro golfi të hapur, duke përshëndetur mijëra vetë që kishin mbushur shkallët e stadiumit dhe e përshëndesnin, duke mbajtur në duar flamuj të Vatikanit dhe tullumbacë të verdhë.

Egjipti ka rreth 10 milionë të krishterë koptikë. Por në një vend me afro 92 milionë banorë, të krishterët janë një segment që po tkurret. Në Siri dhe Irak ekstremistët e Shtetit Islamik kanë dëbuar një numër të madh të krishterësh gjatë viteve të fundit.

Në Egjipt popullata e krishterë koptike, një nga pakicat fetare më të mëdha dhe më të vjetra të krishtera në Lindjen e Mesme, po kalon kohë të vështira. Këtë muaj 40 vetë gjetën vdekjen kur tre kisha u sulmua nga ekstremistë të Shtetit Islamik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG