Lidhje

Papa Françesku, vizitë historike në Egjipt


Papa Françesku mbrritit sot në Egjipt në atë që konsiderohet një vizitë historike.

Fillimisht ai u prit nga presidenti egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi në pallatin presidencial.

Gjatë vizitës dy ditore parashikohet takimi me Papa Tawadros II, udhëheqësi shpirtëror i Kishës Ortodokse Koptike të Egjiptit si dhe pjesëmarrja në konferencën ndërkombëtare të paqes organizuar nga Al-Azhar, universiteti më i rëndësishëm për islamin sunit.

Papa do të ofrojë solidaritet dhe përcjellë mesazhe paqeje në një vend që ka vuajtur për vite me radhë nga konfliktet shkaktuar nga një degë lokale e grupit ekstremist të Shtetit Islamik.

Vizita pritet të jetë frymëzuese për komunitetit e madh të krishterë të Egjiptit, kishat e të cilëve janë goditur nga tre shpërthime vetëvrasëse që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, duke vrarë së paku 75 vetë.

Shteti Islamik mori përsipër përgjegjësinë për këto sulme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG