Lidhje

Papa Françesku dhe persekutimi i të krishterëve


Papa Françesku dhe udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë të botës kanë bërë thirrje që t’i jepet fund persekutimit të të krishterëve në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Irak dhe Siri.
Në një deklaratë të përbashkët, kreu i katolikëve dhe patriarku Bartolomeu i parë thanë se “nuk mund të pranohet një Lindje e Mesme pa të krishterë”.
Dy udhëheqësit fetarë u bënë thirrje udhëheqësve rajonalë të shtojnë ndihmën për viktimat e ekstremistëve të grupit Shteti Islamik, duke shkruar se “gjendja e tmerrshme në të cilën ndodhen të krishterët dhe të gjithë ata që po vuajnë në Lindjen e Mesme, ka nevojë jo vetëm për lutjet tona të vazhdueshme por edhe për një përgjigje të duhur të komunitetit ndërkombëtar”. Deklarata u bë publike në fund të një vizite treditore të Papa Françeskut në Turqi, gjatë së cilës ai mori pjesë në një liturgji të Bartolomeut në Kishën e Shën Gjergjit.

XS
SM
MD
LG