Lidhje

Papa Françesku komenton rreth Presidentit të ri amerikan


Papa Françesku tha se nuk do ta gjykojë Presidentin Donald Trump pa e parë se ç’do të bëjë.

Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais botuar dje në mbrëmje, Ati i Shenjtë tha se nuk i përqen “të gjykojë njerëzit në mënyrë të parakohshme. Do ta shohim se si vepron, se çfarë bën”, para se të shprehë një mendim për presidentin amerikan.

Papa i bëri komentet në një intervistë të gjerë me gazetën në Vatikan, ndërsa zoti Trump bënte betimin si presidenti i 45-të amerikan.

I pyetur për udhëheqësit populistë që po dalin në pah në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, ai paralajmëroi kundër prirjes për të gjetur një shpëtimtar në kohë krizash.

Papa Françesku tha se Hitleri në Gjermaninë e viteve 1930 “u votua nga populli dhe pastaj ai e shkatërroi popullin”.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG