Lidhje

Papa Françesku bën thirrje për mbrojtje të emigrantëve


Papa Françesku kërkoi që të merren të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur të rinjtë refugjatë, ndërsa kisha po shënon Ditën Botërore të Emigrantëve, vetëm një ditë pasi një tjetër anije u përmbys në detin Mesdhe.

Roja bregdetare italiane njoftoi se vetëm katër persona i mbijetuan dje mbytjes së anijes me emigrantë, pasi ajo ishte nisur nga bregdeti libian. Mendohet se 100 persona kishin qenë në bord, ndërkohë që u gjendën vetëm tetë trupa. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhduan edhe gjatë ditës së sotme.

Gjatë bekimit të tij të së dielës, Papa përmendi se mesazhi i kësaj dite të emigrantëve ka të bëjë me të rinjtë emigrantë në nevojë, me “vëllezërit tanë”, siç tha ai, të cilët shpesh arratisen prej shtëpive të tyre dhe përballen me shumë rreziqe.

Papa Françesku tha se “duhet të ndërmarrim të gjitha masat e mundshme për t’u garantuar mbrojtje, përkrahje dhe integrim”.

XS
SM
MD
LG