Lidhje

Papa mban Meshën e Pashkëve në Vatikan


Papa Françesku kremtoi në Bazilikatën e Shën Pjetrit shërbesat solemne me rastin e Pashkëve katolike.

Ati i Shenjtë u bëri thirrje katolikëve të mos qëndrojnë në heshtje përballë padrejtësive që shohin përreth tyre. Mbrëmë Ati i Shenjtë drejtoi shërbesat fetare natën para Pashkëve, që përfaqësojë momentet më të shenjta të kalendarit katolik. Papa pagëzoi tetë individë, ndër ta një lypës Nigerian i cili ka marrë famë në Itali pasi u përlesh me një plaçkitës pa pasur vetë armë.

Papa nxiti pasuesit e tij të dalin nga rutina dhe të përqafojnë mësimet e Zotit.

Sot papa mbajti meshën me bekime e mesazhe për paqe drejtuar besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG