Lidhje

Presidenti grek Papulias në Gjirokastër


Presidenti i Greqisë Karolos Papulias në ditën e tretë të vizitës në Shqipëri ishte sot në Gjirokastër.

Ai mori titullin e lartë Nderi i qytetit nga Bashkia e Gjirokastrës si dhe mbajti një fjalim përpara dhjetëra qytetarëve dhe pjesëtareve të pakicës greke që jeton në këtë zonë.

Presidenti Papulias tha se do të vazhdonte të përpiqej për përparimin e marëdhënieve greko shqiptare. "Greqia tha ai do të mbështesë udhëtimin europian të Shqipërisë. E ka bërë me konseguencë në të kaluarën dhe do ta bëjë edhe në ardhmen për të mirën e popullit shqiptar “, deklaroi Presidenti grek. Zoti Papulias tha se kishte kaluar ditë të fëmijërisë në Gjirokastër pasi vinte nga fshati i tij i lindjes fare afer me Gjirokastrën.

Te dy popujt ndajne ndjenja mjaft miqesore vlerësoi Presidenti grek. Ne mbremje Zoti Papulias zhvilloi nje takim me pjesetare te pakices greke ne fshatin Dervician te Gjirokastres dhe pritet po sot te mbylle viziten ne Shqiperi.
XS
SM
MD
LG